Ka filluar renovimi në oborrin e shkollës fillore e mesme e ulët (SHFMU) “Elena Gjika”, në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur në një postim të tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai po ashtu në disa postime të tij, ka treguar se në Prishtinë është duke u punuar edhe në qendrën e dytë për të moshuarit, si dhe kuzhina e parë statike për ushqim.
“Kanë filluar renovimet në oborrin e shkollës Elena Gjika. Qendra e dyte për të moshuarit në Prishtinë dhe kuzhina e parë statike për ushqim për ata që kanë nevojë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndërkaq, siç bëri të ditur i pari i Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit janë mbjellë edhe disa fidanë nëpër brezat rrugore, në kryeqytet. /Telegrafi/