Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Gjatë takimit, i pari i Prishtinës tha se në bisedë me kryeministrin Rama kishte dëgjuar kritikat miqësore në të mirë të Kosovës, transmeton KosovaPress.
“Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.
Në anën tjetër, Rama tha se Ahmeti vetëm i ka shprehur disa opinione miqësore
“Ishte mikpritje vëllazërore. Nuk pata kritika, por shpreha disa opinione miqësore dhe pata kënaqësinë ta vizitoj në zyre në komunë”, tha Edi Rama.
Rama po qëndron në Kosovë pasi ka ardhur si i ftuar në inaugurimin e presidentit Hashim Thaçi. Ai është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, dhe me liderë të partive opozitare.