Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se këtë vit Komuna do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, për transportin publik.
Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë, sipas marrëveshjes me BERZH-in.
“Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të tjerë për transportin publik. Gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë sipas para-marrëveshjes me BERZH. Sot ne gjithashtu prezantuam stacionet e para të karikimit për makinat elektrike me PCB. Parkimi do të jetë falas për makinat elektrike”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/
This year Prishtina will buy another 30 new buses for public transportation. Six of these buses will be electric per the pre-agreement with EBRD. Today we also introduced the first charging stations for electric cars with PCB. Parking will be free for electric cars. #green
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 23, 2021