Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pasojat e masave të marra nga Qeveria e Kosovës për coronavirusin janë të mëdha dhe kjo për shkak se sipas tij këto masa janë të gabuara.
Ahmeti ka marrë shembull qytetin e Prizrenit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona nga COVID-19, duke shtuar se numri i rasteve ka të bëj me numrin e testeve që po bëhen në komuna të ndryshme.
“Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi! Prizreni 29 raste e 3 vdekje. A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Sipas tij, qytetat në zona të kuqe kanë më shumë raste sepse po bëhen më shumë testime, ndërsa tha se pasojat e mëdha do të jenë në qytetet në zonë të gjelbërt dhe të verdhë, për shkak se atje qytetarët mendojnë se janë më të sigurt.
“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë”, shkruan ndër të tjera Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!
Prizreni 29 raste e 3 vdekje’
A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.
Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë
25 nëntor – 704
26 nëntor – 775
27 nëntor – 764
28 nëntor – 639
29 nëntor – 626
Në fillim krijohet bindja se është në rënie.
Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.
25 nëntor – 704/1651 42.6 %
26 nëntor – 775/1903 40.7 %
27 nëntor – 764/1827 41.8 %
28 nëntor – 639/1565 40.8 %
29 nëntor – 626/1505 41.5 %
Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.
Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë. /Telegrafi/