Site icon Telegrafi

Ahmeti thirrje për solidaritet: T’i ndihmojmë fëmijët që kanë mungesë të teknologjisë të mos mbesin prapa në mësime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të solidarizohen duke dhuruar pajisje teknologjike që nuk i përdorin për nxënësit të cilët nuk po mund të ndjekin mësimet online si rezultat i mungesës së këtyre pajisjeve.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet lëmë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji.

“Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhuroni atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu. Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë. Sara Habipaj e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje. Adrian Berisha po e jep një laptop që nuk e përdorë. Të tregojmë se Prishtina është një”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Prishtinë e dashur,

Kemi nevojë për juve! Me rastin e organizimit të mësimit online kemi mësuar se është numër i madh i nxënësve që nuk kanë as smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit.

Sic kemi thënë më herët pandemia po na i nxjerr në pah pabarazitë e shoqërisë tonë. Duke ditur që ne si Komunë do të digjitalizojmë edhe më tutje arsimin në Prishtinë duke filluar nga shtatori, por duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, ne mendojmë se NUK duhet ta lëmë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji.

Prandaj e kemi një ide të solidaritetit. Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu.

Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë. Sara Habipaj e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje. Adrian Berisha po e jep një laptop që nuk e përdorë.

Te tregojmë se Prishtina është një.

Në qoftë se keni një pajisje të tillë dërgone një email në shtabi.pr@rks-gov.net me temen Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe specifikoni llojin e pajisjene do të organizojmë marrjen e pajisjes.

Emri i juaj do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme.

#rriNshpi /Telegrafi/

Exit mobile version