Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë thirrje ambasadorëve të Kuintit që të deklarohen mbi institucionet “e pavarura”, ndarjen e pushteteve dhe rreziqet për shtetin tonë.
Kjo pasi sipas Ahmetit, situata gjegjësisht publikimi i përgjimeve të fundit, nuk është aspak për shaka.
Ja postimi i plotë:
Po shoh shumë statuse me ironi e cinizëm disi duke i kthyer këto inçizime në humor e satirë në stilin “shihi këta si flasin”.
Por situata lejon shumë pak hapësirë për hajgare
1. Këta kanë vendos emra në polici duke përmend edhe krerët e këtij institucioni “të pavarur”
2. Këta kanë punësuar njerëz me amanete të bashkëshorteve
3. përveç dajës këta kanë punësu edhe djem të mixhave, e shumë anëtarë tjerë të familjes
4. bordet e PTK dhe KEK po dihet se si janë vendos me amanete
Ftoj ambasadorët, posaqërisht ambasadorët e kuintit të japin deklarata mbi institucionet e “pavarura”, ndarjen e pushteteve dhe rreziqet për shtetin tonë.(sic) /Telegrafi/