Qytetarët të votojnë masivisht “për” NATO dhe BE. Ky është përfundimi i takimit, i cili u mbajt sot nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe Kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, deklarojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe Thaçi biseduan për referendumin e 30 shtatorit si dhe zhvillimet në rajon, me theks të veçantë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ahmeti njoftoi Thaçin mbi mbarëvajtjen e fushatës për referendum duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës.
Ahmeti dhe Thaçi u dakorduan që shqiptarët dhe në përgjithësi të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të dalin masovikisht dhe të votojnë PRO integrimit në NATO dhe EU.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit konkluduan se e ardhmja e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor, që siguron paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, është integrimi euroatlantik.
Siç thonë nga BDI, Ahmeti mbështeti tërësisht përpjekjet intensive të institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit. /Telegrafi/