Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti procesi i dialogut me Serbinë.
Me këtë rast, Ahmeti e njoftoi diplomaten finlandeze mbi propozimin e PSD-së për platformën e përbashkët të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës.
Kreu i PSD-së nënvizoi se presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut me Serbinë, e se kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ahmeti kërkoi mbështetjen e Helsinkit zyrtar për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, ambasadorja Pia Stjernvall shprehu shqetësimet e saj lidhur me mungesën e konsensusit të spektrit politik për dialogun, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Finlandën dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejme dypalësh.