Site icon Telegrafi

Ahmeti telefonon Thaçin dhe Kasamin, thotë se të njëjtën do ta bëjë me Selën, Gashin dhe Memedin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Ahmeti shkruan se gjatë ditës së sotme ka pranuar urata nga gjithë trojet shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime”, shkruan Ahmeti duke shtuar se se bashkë, shqiptarët janë më të fortë.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje fitoi 15 deputetë dhe ishte fitues në zonën zgjedhore numër gjashtë./Telegrafi/

Exit mobile version