Site icon Telegrafi

Ahmeti: Të porositim dy milionë vaksina kundër COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të interesohet për porositjen e  dy milionë vaksinave kundër coronavirusit.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milionë vaksina, kurse Shtetet e Bashkuara 100 milionë vaksina.

“Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion vaksina nga prodhuesit potencial dhe nga prodhuesi Valneva edhe 40 milion të tjera në qoftë se vaksina tregohet e suksesshme. MB i ka 67 milion banorë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë porositur 100 milion vaksina nga Pfizer për 1.95 miliardë USD, dhe në marrëveshje parashihet që ShBA -të kanë mundësinë të blejnë edhe 500 milion doza të tjera. ShBA kanë 330 milion banorë.

Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike.

Tani, e dimë që Kosova nuk mund të shtyhet me shtetet e mëdha por që tani duhet të interesohemi për porositjen e 2 milion vaksinave. Në qoftë se jo direkt, atëherë që tani të kërkojmë ndihmën e miqve. Mos të ndodh sikur me teste”, ka shkruar Ahmeti.  /Telegrafi/

Exit mobile version