Telegrafi

Ahmeti: Të ndalet blloku B1, do financojmë 2 milionë euro për ngrohje

Komuna e Prishtinës ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës që të ndalet Termocentrali B1 nga data 7 nëntor e deri më 18 nëntor. Gjithashtu, Komuna e Prishtinës, është e gatshme që të financojë 2 milionë euro, kjo për shkak se KEDS dhe KEK ka kërkuar nga komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës t`i kompensojnë shpenzimet për 12 ditët e mos funksionalizimit të Termocentralit B1, e që arrin vlerën deri në 4 milionë e 670 mijë euro.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës është e gatshme t`i financojnë mbi 2 milionë euro e gjysmë.
Kështu ka thënë i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media, ku ka paraqitur situatën në lidhje me “Termokos”-in dhe Projektin e Koogjenerimit.

E në rast se kompania kontraktuese IM-Tec do të kërkojë ndonjë ditë më shumë për koogjenerim, Ahmeti tha se nuk do të përcillet kjo kërkesë tek Qeveria e Kosovës.

“Prej qeverisë kam marr letër se ata janë të gatshëm që t`i financojnë 2 milionë euro, prej kësaj shumë 4 milionë e 600 mijë. Ndërsa, sot kam dërguar letër në qeveri, ku kamë kërkuar zyrtarisht ta ndalin B1 nga 7 nëntori deri më 18 nëntor, për shkak se po mendojmë që përfitimet që do të ishin nga lidhja e koogjenerimit sivjet do të ishte shumë më e madhe se sa kostoja që do të kishim paguar për mazut, dhe posaçërisht për ngrohjen e qytetit dhe jemi zotuar ne që ne si ekzekutiv do të kërkojmë nga kuvendi komunal në mbledhjen e radhës ta mbulojmë pjesën tjetër, me rregullime buxhetore dhe po ashtu ne kemi thënë se ne nuk kërkojmë më shumë se 12 ditë, nëse vije IM-tec pas 12 ditëve dhe thotë se na duhet edhe 2-3 ditë, ne si komunë nuk e përcjellim atë kërkesë tek qeveria dhe po ashtu e njoftuam se ne tashmë e fillojmë punën me KFË që të kërkojmë përgjegjësinë ligjore se përse ka ndodhur këto vonesa deri më tani”, tha ai.

Sipas tij, arsyeja se përse duhet të ndalet Termocentrali B1, është për shkak se IM tec dhe All Stom, kanë kërkuar që të bëhet një modifikim i softuerit për shkak se ai ka qenë i paraparë për dy blloqet B1 dhe B2.

Kurse, KEDS, sipas Ahmetit ka thëne se ata e blejnë dhe e kanë të garantuar të blejnë rrymën prej KEK-ut, e në qoftë se KEK-u ndalet ata duhet të blejnë rrymë të importuar dhe duhet t`ia paguajnë dallimin në mes të asaj. Prandaj, sipas Ahmetit , Qeveria dhe Komuna duhet të mbulojnë zbrazëtinë financiare.

Ahmeti tha se në çoftë se lidhjet kogjenerimi më 18 nëntor, atëherë testohet kjo dhe me datën 24 nëntor do të jetë e gatshme ngrohja me koogjenerim dhe do të ketë gjatë tërë ditës dhe vitin e ardhshëm mund të kalohet pastaj në lidhjen me B2 dhe po ashtu në riparimin e nënstacioneve në krejt Prishtinën. Ai tha se kjo nuk do të ndikojë në ndërprerjen e ngrohjes. “Jo nuk i bie për shkak se Termokosi tashmë e ka përfunduar prokurimin për mazut, sot përfundon rregullimi i buxhetit ku ne kemi kërkuar Ministrisë së Financës, kalimin e 500 mijë euro për blerjen e mazutit për 600 mijë euro dhe në mënyrë që të fillojmë ngrohjen dhe në çoftëse e dimë ne që me 24 mund të fillojë, atëherë mund të fillojë ngrohjen me këtë mazutin rezervë”, ka shtuar ai.

I pyetur se si do i garantojë Komuna e Prishtinës një vlerë prej 2 milionë euro, Ahmeti tha se janë nga kursimet dhe nga projektet të cilat nuk mund të realizohen për shkak të probleme ligjore.
Ndërsa, sipas tij, fillimisht projekti për koogjenerim ka kushtuar 30 milionë euro, e që më pas KFV ka thënë se ky projekt tashmë kushton 37 milionë euro, ku për këto 7 milionë euro shtesë, 4 milionë do të jepen nga Qeveria gjermane në çoftëse 3 milionë euro zotohen nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës./Telegrafi/