Site icon Telegrafi

Ahmeti: Të arriturat tona i kemi paguar me gjak dhe sakrificë, të mos na përsëritet historia

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me banorët e Zhelinës tha se shqiptarët janë në këto troje “denbabaden” dhe se qytetarët maqedonas mirë e dinë se kush janë shqiptarët.

Ai ka bërë thirrje të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit.

Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar.

“E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve, si e keqja e madhe e njerëzimit dhe ajo e keqe le të hidhet pas krahëve. Mos të na përsëritet ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha i kemi paguar, por bashkë t’i heqim këto të këqija që i kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij. Të lirë!”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me këtë qeverisje shqiptarët janë përbuzur dhe nëpërkëmbur dhe se po cënohen vazhdimisht arritjet e shqiptarëve.

Exit mobile version