Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, ka realizuar takim me të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe Haindl, siç thuhet në kumtesën e BDI-së shkëmbyen opinione për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe mënyrat për tejkalim të sfidave të mbetura.
Lideri i BDI-së Ahmeti, i shtjelloi hapata e vazhdueshme të partisë së tij për tejkalimin e ngërçit politik.
Partitë politike duhet të angazhohen për miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare si dhe mbështesin KZHZ-në dhe PSP-në që ata ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj. /Telegrafi/