Telegrafi

Ahmeti-Galloway: Zhvillim pozitiv me arritjen e 80 votave në Kuvend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim pune zonjën Rachel Galloway, Ambasadore e Britanisë së Madhe në Maqedoni.

Siç kumtojnë nga BDI-ja, Ahmeti ka theksuar zhvillimin pozitiv me arritjen e 80 votave në Kuvend për hapjen e kushtetutës duke nënvizuar pritjet që votat në vijim të rriten edhe më tepër në mbështetjen e rrugës së Maqedonisë drejt Brukselit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka shprehur zhgënjimin me pozitat e kryesisë së opozitës përballë zhvillimeve politike në vend që mundësojnë integrimin euroatlantik dhe vlerësoi rolin pro-perëndimor të 8 deputetët që votuan për ndryshimet kushtetutese.

Në lidhje me pajtimin, Ahmeti theksoi që duhet të arrihet mirëkuptim midis palëve në frymën e tejkalimit të dallimeve dhe dhënies së përkrahjes konsensuale për integrimit të vendit në BE dhe NATO. /Telegrafi/