Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore foli edhe për ligji për Prokurorinë Publike.
Ai the se versioni i vetëm të cilin do ta pranojnë, është ai që mbrëmë është miratuar në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ligji për Prokurorinë Publike është i vetmi ligj që kemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk është i pranueshëm. Unë di ligjin e dakorduar mbrëmë, por ligjin që ka pasur ndryshime sipas vullneteve të tjerëve nuk e di, sepse unë jam në takime të vazhdueshme dhe jam informuar vetëm pak më parë se ligji i dakorduar paska pësuar ndryshime”, tha Ahmeti.
Edhe deputetët e dy partive opozitare shqiptare Fadil Zendeli dhe Syrija Rashidi, deklaruan se Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta mbështesin propozim-ligjin që sot ka arritur në Kuvend.
Seanca për këtë propozim-ligj pritet që të fillojë sot në ora 17:00./Telegrafi/