Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për rastin e mësimdhënëses së shkollës “Emin Duraku”, duke sqaruar se postimi i fotove të nxënësve ka qenë në grup të mbyllur në Facebook.
Ai ka shkruar në këtë rrjet social, se kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshje më prindër.
Por, i pari i Prishtinës ka treguar për masat që janë ndërmarrë nga institucioni që ai e drejton në këtë drejtim:
“1. Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim
- Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës
- Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:
Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor.
P.S. Udhëzimi administrativ
Ligji Nr.2004/37
PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
Detyrat e Inspeksionit të Arsimit
Neni 4
4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të organeve dhe palëve të interesuara.
- Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;
- Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të institucionit;
5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:
- Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe me ligj;
UDHËZIM ADMINISTRATIV
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore
Neni 2
Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore
Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:
- e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
- nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:
- të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;
- informatat shëndetësore dhe mjekësore;
- problemet familjare;
- rezultatet e notimit (testit) etj”./Telegrafi/