Mbrëmë janë konfirmuar tri raste të reja me koronavirus në Prishtinë, të cilat janë raste kontakti që kanë dalë nga një klinikë private në Prishtinë dhe për këtë, sot do të testohen edhe mbi 60 persona të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se rastet pozitive të ditëve të fundit janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës.
Postimi i Ahmetit:
“Tani kemi pak më shumë informata.
Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.
Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.
Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punln e tyre.
Mos harroni në këtë fazë, së paku deri ta kuptojmë dhe kufizojmë edhe këtë rritje mos dilni pa nevojë dhe gjithmonë mos e harroni MASKEN dhe DORËZAT.
Prishtinë e Kosovë, ta kalojmë edhe këtë sfidë!
???
P.S. Detajet e tjera edhe për klinikën edhe detajet shëndetësore, origjinën dhe si ka ardh deri te kjo i japin IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/