Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përshëndetur aksionin e sotëm në kryeqytet ku u ndalua qarkullimi i vetuarave brenda qendrës në tentim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, thotë se vlerësimi i efektit të këtij vendimi pritet të bëhet ditëve në vazhdim.
Postimi i Ahmetit:
”Sot, një qytet ndryshe ❤️. Vazhdojme edhe nesër pastaj e vlerësojmë. I kuptojmë telashet për disa grupe të qytetarëve por ju lus që të ja falni këto ditë qytetit tonë.
Nesër prej orës 10:00 do t’i lajmë rrugët e ndaluara për te qarkullim” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/