Site icon Telegrafi

Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë aktivistët, votuesit e përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti me theks të veçantë ka falënderuar kryeqytetasit, duke thënë se janë ata të cilët të parët u prinë ndryshimeve.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit

“Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.

Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.

Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Vetëm me dashni për vendin ka përparim”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version