Arben Ahmeti e sheh me dyshim rolin ndërmjetësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.
Analisti Arben Ahmeti ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është neutral që të jetë ndërmjetësues për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në “Debat Plus” Me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e panatyrshme që Kosova ta pranojë BE-në si ndërmjetësues në një çështje ndërshtetërore me Serbinë.
“BE e njeh Serbinë si shtet ndërsa neve nuk na njeh si shtet. BE i ka pesë anëtar që nuk e njohin Kosovën si shtet. Si të shkojmë në proces të njohjes së shtetësisë kur ndërmjetësuesi nuk na njeh”.
Ahmeti tha se duhet të ndryshohet formati i dialogut, pasi BE Serbisë i ka dhënë statusin kandidat, ndërsa Kosovën ende se njeh.
“Kur e kemi shpallur ne pavarësinë, nuk e kemi bërë këtë për të ardhur një ndërmjetësues neutral që të ndërmjetësoj që Serbia ta njeh Kosovën”, deklaroi ndër të tjera./Telegrafi/