Site icon Telegrafi

Ahmeti: Shqiptarët pozitivisht do t’i përgjigjen referendumit për emrin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është i sigurt se shqiptarët pozitivisht do të sqarohen në referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë. Ai thotë se zgjidhja e kontestit të emrit është me rëndësi të madhe, sepse, sipas tij, ajo siguron të ardhmen e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mendoj se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm, e din rëndësinë e kësaj çështje të madhe për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni dhe të vendit të tyre dhe pozitivisht do të përgjigjen në referendum. Do të marrin pjesë në referendum, e cila do të vulos një proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për perspektivën, ndërsa arritje të madhe për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e vendit”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version