Site icon Telegrafi

Ahmeti: Shqipja është zyrtare, e barabartë me gjuhën maqedonase

Duke folur për arritjet e Qeverisë në 100 ditëshin e parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ka thënë se gjuha shqipe po bëhet zyrtare në tërë territorin e vendit dhe në të gjitha institucionet e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shqipja është zyrtare, përveç në komunikimet ndërkombëtare dhe dy çështjet që kanë shkuar për interpretim në Komisionin e Venedikut – ajo për monedhat dhe uniformat e armatës dhe policëve. Ndryshe, gjuha shqipe gjithandej është zyrtare – shkruhet, flitet dhe arkivohet në të gjitha institucionet e shtetit.

Dëgjoj që dikush kapet për fjalën ’20 për qind’. E rëndësishme është përmbajtja e Ligjit dhe jo thënia 20 për qind, sepse drafti i parë i ligjit është ‘gjuha shqipe’ dhe këtu duhet të kemi parasysh se fjala e fundit ishte fjala e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Dhe, ne vendosëm se thënia ‘20 për qind’ nuk është asgjë në krahasim më përmbajtjen, konkretisht zyrtarizmit të tërësisëhm të shqipes”, u shpreh Ali Ahmeti.

Ai poashtu ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke potencuar se Kërçovën, në zgjedhjet e 15 tetorit, do ta fitojmë që në rrethin e parë, ashtu sikurse do të fitojmë në rreth të parë edhe në Saraj dhe në plot komuna tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version