Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 tha se ka i ka mbetur hatri për deklaratën e Ziadin Selës se ”Ahmeti e ka përgatitur sulmin në Kuvend për t’a vrarë atë”
Ahmeti ka thënë se është ndjerë keq pas deklaratave të Selës.
”E kam pas mik shtëpie Selën edhe unë kam qenë tek shtëpia e Selës. Si mundet unë t’i shoh fëmijët e Selës? Kur ai thotë se jam porositësi i vrasjes së tij” deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se Sela nuk ka pranuar as të ulet në kafe brenda në objektin e Kuvendit. /Telegrafi/