Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Trafikut Urban.
“Kur e kemi marr mandatin trafikun urban e kemi gjet me 7 autobusë dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet. E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga BERZH-i për ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën, tha Ahmeti në një reagim në Facebook.
Sipas tij, PDK e LDK janë duke u munduat ta sabotojnë punën që po bëhet në Trafikun Urban.
“Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje Trafikun Urban. JO! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupsionit, Prishtina është e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/