Kryetari i Prishtinës, njëherit lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e fundit të John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA-së rreth dialogut Kosovë-Seri.
Ahmeti ka thënë se deklarata e tij tregon që SHBA-të janë ndryshuar qëndrimin karshi dialogut, derisa ka dhënë kritika që Kuvendi ende pop pushon.
“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshuar.
Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u takuar Kuvendi dhe pa diskutuar platformë e ekip negociator. Por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell Telegrafi.