Telegrafi

Ahmeti: Serbia po pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

 

Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmeti tha se Serbia po mundohet që në mënyrë direkte dhe indirekte ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ajo në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë kërkesë formale e Bashkimit Evropian.

Ministrja për Integrime potencoi se Kosova është partner serioz i shumë mekanizmave ndërkombëtarë. /Telegrafi/