Site icon Telegrafi

Ahmeti: Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinën autonome të ‘Kosovës dhe Metohisë’

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinën autonome të “Kosovës dhe Metohisë”.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se brenda pak javësh u ndërtua muri në Mitrovicë, nuk u liberalizuan vizat, dolën rezultatet e PISA për gjendjen në arsim, e humbën edhe qindra miliona nga ndihmat e ShBA për shkak të mosluftimit të korrupsionit.

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:

“Brenda pak javësh u ndërtua muri në Mitrovicë, nuk u liberalizuan vizat, dolën rezultatet e PISA për gjendjen në arsim, e sot u konfirmua se humbëm dhjetëra/qindra miliona nga ndihmat e ShBA për shkak të mosluftimit të korrupsionit. A nime harrova, Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinën autonome të “Kosovës dhe Metohisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version