Telegrafi

Ahmeti: Rreth 1000 shujta në ditë falas për njerëzit në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mandatin e radhës do të sigurojë shujta falas për njerëzit në nevojë.

Një nga 100 Zotimet e Ahmetit për mandatin e radhës është “Ushqimi i ngrohtë për të gjithë në nevojë”. Në kuadër të këtij zotimi, Ahmeti ka paraparë që përmes Kuzhinës Qendrore të sigurojë ushqimin për njerëzit nevojë, në lokacione të ndryshme brenda komunës.

Ky program filli­misht do të sigurojë rreth 1,000 shujta në ditë. Do të niset edhe një program bamirësie me vullnetarë të rinj, të cilët do të ndihmojnë në shërbimin e ushqimit. I gjithë programi do të organizohet në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile dhe restorantet ndryshme në Prishtinë.