Telegrafi

Ahmeti: Tani më nuk ka asnjë pengesë që Thaçi me Vuçiqin të diskutojnë për kufijtë (Video)

Bashkëdrejtuesi i  Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se nesër edhe formalisht ai dhe bashkë partiaket nga PSD do të japin dorëheqje.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e dialogut i kthehen Qeverisë dhe Presidentit.

“Po të kishim 2/3 e votave, Ekipi nuk do të ishte antikushtetues pasi Kuvendi ka të drejtë krijimin e çfarëdo institucioni tjetër dhe t’i bartë kompetenca, por na bojkotuan diskutimin LDK dhe Vetëvendosje dhe u detyruam të shkojmë me shumicë të thjeshtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PSD-së thotë se vetë subjekti i tij kishte insistuar që ky ekip të votohej me 2/3 pasi vendi kishte nevojë për një trupë të tillë pas takimeve që Thaçi po zhvillonte me Vuqiçin.

Ahmeti thotë se pasojat e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese do të ketë pasoja sidomos në unitetin e klasës politike në Kosovë.

“Me rënien e Ligjit nuk ka më asnjë pengës që Thaçi me Vuçiqin si dy presidentë të takohen për zgjidhjet e mundshme, ndryshime të kufijve etj.”.

I pari i Prishtinës tha se PSD nuk është futur në grupin negociator për para por për kompetenca./Telegrafi/