Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka realizuar takim me eurodeputetët Viktor Boshtinaru dhe Tanja Fajon nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, si dhe Tonino Picula raportues në hije për Maqedoninë në PE.
Nga BDI njoftojnë se Ahmeti ju ka thënë deputetëve se zgjidhja e shpejtë e kontestit të emrit do të arrihet me ratifikim të marrëveshjes në parlament, ndërsa referendumi aventual do të komplikonte proceset, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Grupi socialdemokratik në parlamentin evropian është shprehur në përkrahje të plotë të agjendës së shumicës parlamentare dhe qeverisë reformuese duke u vënë tërësisht në dispozicion për ta ndihmuar Maqedoninë dhe rajonin. Ahmeti mirëpriti gatishmërinë e eurodeputetëve dhe tha që muajt para nesh janë vendimtar, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, thonë nga BDI.
Ahmeti gjithashtu ka thënë se kompromisi për kontestin e emrit duhet të arrihet tani duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen euroatlantike./Telegrafi/