Site icon Telegrafi

Ahmeti reagon për lajmin e njohjes nga Xhamajka

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për lajmin e pakonfirmuar për njohjen nga Xhamjka.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se kur është puna tek meritat nuk i nxen kamera.

“Rasti i njohjes së Xhamajkës është si shumë punë tjera në Kosovë Kur është puna te merita, nuk i nxen kamera – Unë, Unë, Unë Kur është puna te faji nuk i nxen dera – Ai, ajo, jo Unë Po e paramendoj me ndërrua diçka prapë këto ditë prapë nuk i nxen kamera”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe dje, presidenti Hashim Thaçi në Twitter bëri të ditur se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo ministra e jashtme e këtij shteti ka demantuar këtë lajm. /Telegrafi/

Exit mobile version