Site icon Telegrafi

Ahmeti reagon pas takimit të Thaçit me liderët e partive: Ku i keni maskat, dorëzat e distancën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas takimit konsultativ të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.

Sipas Ahmetit, në takim nuk janë respektuar masat për parandalimin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Ku i keni maskat, dorëzat e distancën? Çfarë shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe takimi konsultativ ka zgjatur rreth rreth një orë, ndërsa në sallë ishin rreth 15 persona./Telegrafi/

Exit mobile version