Telegrafi

Ahmeti reagon pas propozimit të Qeverisë që në Prishtinë të ketë orë policore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas propozimit të masave të reja antiCovid që pritet të votohen sot në mbledhjen e Qeverisë, ku sipas këtyre masave në kryeqytet do të ketë orë policore.

Ahmeti ka thënë se nuk duhet të ketë mbyllje pa ndihmë ekonomike për bizneset dhe qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Sistemi i qeverisë për masa: – Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg. Në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste. #jombylljes me këso parimesh e kriteresh! #jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët”, ka thënë në reagimin e tij Ahmeti.

Lexo po ashtu Prishtina dhe gjashtë komuna tjera priten të vendosen në karantinë, orë policore nga dita e premte

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se masat e reja priten të votohen sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë nga dita e premte./Telegrafi/