Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas largimit të muralit te rrethi i Fushë Kosovës.
Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka kërkuar ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin.
Ai në shkrimin e bërë ka thënë se murale të tilla po i shtojnë çdo vit dhe ato po zbukurojnë qytetin çdo vit, duke shtuar së për këtë po ndihmojnë artistë nga gjithë bota.
I pari i Prishtinës ka thënë se ky akt i shëmtuar duhet të dënohet.
“Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa. Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/