Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se fal mandatit të tij “Prishtina sot është me 24 orë ujë, me autobusë të rinj, me dyfishimin e numrit të çerdheve e me qendra të mjekësisë familjare që ofrojnë 1.2 milion shërbime në vjet”.
Ahmeti iu kundërpërgjigj Arbër Vllahiut, për këpucët e përlyera, duke i thënë: “Kërkoj falje prej Arbrit, hala se kemi ofru shërbimin me ia pastru këpucët Qeverisë. Nuk do ta ofrojmë këtë shërbim se sot po bie shi”.
Prioriteti i mandatit të dytë të Ahmetit do të jetë pastrimi i mbeturinave, ofrimi i hapësirave sportive e deri tek zgjidhja e problemit të trafikut përmes planit të mobilitetit i cili tha se tani më është finalizuar.