Site icon Telegrafi

Ahmeti i reagon LDK-së: Kur thash pëlhurë nuk e kisha fjalën për flamurin e Kosovës

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kolegjiumit të degëve të LDK-së në Prishtinë. LDK në një komunikatë ka thënë se vetëm Ahmeti dhe politikanët e Beogradit e përdhunojnë flamurin e Kosovës, duke e quajtur pëlhurë.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo është shpifje e radhës e LDK-së, duke i bërë thirrje që të ndaloj këto shpifje dhe bllokimin e komunës.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

Shpifjet nuk kanë ndalur. Dje gjatë fjalimit në tubimin përkujtimor të dëshmorëve të Prishtinës kam thënë “dëshmorët kanë dhënë jetën për flamurin kombëtar, jo për të si pëlhurë por si koncept”.

As që e kam përmend e as që e kam pas fjalën për flamurin e Kosovës. Ftoj LDK që të ndal shpifjet dhe bllokimin e Prishtinës, dhe shkatërrimin e shtetit të cilin kinse e mbrojnë me flamuj.

Exit mobile version