Telegrafi

Ahmeti: Radojiçiqi kontrollon katër kryetarë komunash dhe ka ndikim te katër deputetë të Listës Serbe (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se Radojçiqi ka ndikim te katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe dhe ka ndikim edhe te katër deputetët e Listës Serbe.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thanë se në veri ka filluar prishja e paqe së përkohshme.

“Mekanizmat e shtetit kanë qenë në gjumë…Mos mundësia e institucioneve tona për të reaguar pas situatës së krijuar në veri duhet të na shqetësojë”.

Protestat e serbëve dhe dorëheqja e kryetarëve të komunave të veriut, sipas Ahmetit ka të bëjë me aksionin për arrestimin e Radojçiqit e jo me taksën ndaj produkteve serbe.

“Rëndësinë politike të Radojçiqit e kuptojnë edhe institucionet tona… Natyrisht ai ka kontroll të plotë mbi katër kryetar të komunave serbe dhe ai e ka përdorur fuqinë duke i detyruar të japin dorëheqje”, deklaroi Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Sipas analistit, serbët kanë pasur plane që të hedhin në erë pikat kufitare 1 dhe 31.

“Duke i sulmuar pikat 1 dhe 31 do të hiqej nevoja e institucioneve të Kosovës për të qëndruar në ato pika kufitare. Barrikadat e mundshme do të ndërprisnin komunikimin institucional të veriut me Prishtinën zyrtare. Kjo në fakt është autonomi”.

Ahmeti ka thënë se kryetarët e dorëhequr serb duket se nuk e kanë marrë “bekimin” e Vuçiqit.

“Beogradi ende nuk ka reaguar pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave. Në të kaluarën ata kanë dhënë mbështetje të madhe shumë shpejt…Dorëheqja e tyre ende nuk është legale por vetëm mediatike, sepse ata ende nuk i kanë dorëzuar vendimet e dorëheqjeve te Ministria e Pushtetit Lokal”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/