Opinionisti Arben Ahmeti, gjatë debatit me Dardan Molliqajn nga Lëvizja Vetëvendosje, e pyeti këtë të fundit se nëse hipotetikisht, PDK do të shkonte në opozitë dhe Vetëvendosje në pushtet. Çfarë do të bënte kjo e fundit, nëse Partia Demokratike e Kosovës, do të bënte të njëjtën gjë, që të VV ka bërë me të?
Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini kësaj pyetje iu përgjigj duke thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të vije në qeveri, PDK nuk ka arsye të veprojë, ashtu siç VV ka vepruar më parë.
Në emisionin “Debat Plus”, në temën: ‘Vetëvendosje’, lidhur me rritjen e këtij subjekti politik, gjendjen aktuale pasgjedhore dhe mundësinë negociatat VV-LAA, po flasin analistët Arben Ahmeti, Imer Mushkolaj dhe deputeti Vetëvendosjes Dardan Molliqaj./RTV D/Telegrafi/