Telegrafi

Ahmeti publikon fotografitë e shesheve të dekoruara për festat e fundvitit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka prezantuar dekorimin e shesheve të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.

Ahmeti me këtë rast tha se sivjet festat nuk do të jenë të njëjta.

“Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që vitin e kaluar komuna e Prishtinës kishte marrë kritika të shumta për shkak të vonesave që kishin bërë në dekorimin e qytetit, ndërsa këtë vit Prishtina është e para e cila ka zbukuruar qytetin për festat e fundvitit.

Fotografitë e publikuara nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: