Telegrafi

Ahmeti: Pse Thaçi e Mustafa duhet të shkojnë menjëherë në bisedime?!

 

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti shkruan se me gjithë këtë qasje të Serbisë ndaj Kosovës, dhe posaçërisht me Haradinajn në burg nuk e di pse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet të shkojnë menjëherë në bisedime si t’i thirr kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai shkruan në Facebook se Serbia ndërton mure, dërgon trenin dhe ngrit fletarreste, ndërsa thotë se hajdeni dhe negociojmë për këto tema në Bruksel.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

“Serbia ndërton murin, dërgon trenin dhe ngrit fletëarreste për UÇK (Ramush Haradinaj) dhe mandej thotë hajde po negociojmë për këto tema në Bruksel. Me këto tema dhe posaçërisht me Ramushin në burg nuk e di pse Thaçi e Mustafa duhet të shkojnë menjëherë si të thirr Vuqiqi”. /Telegrafi/