Site icon Telegrafi

Ahmeti priti ambasadorin turk në Maqedoni Ömür Şölendil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ömür Şölendil, ambasador i Republikës së Turqisë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksohet në kumtesë, Ahmeti dhe ambasadori Şölendil bashkëbiseduan në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, mënyrat për tejkalim të krizës, bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë si dhe shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve në rajon.

“Marrëveshja e Shkupit vijon të funkcionojë me të gjitha kapacitetet e veta ndërsa Qeveria e ka për detyrë që të zbaton reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe uroi që ky proces i dakordimit të reformave të jetë gjithëpërfshirës”, theksoi Ahmeti.

Ai shprehu vlerësim për pozitën e Turqisë përballë krizës politike në Maqedoni dhe shprehu bindjen që dialogu midis palëve duhet të jetë në drejtim të rikthimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend, ndërsa reformat e zbatuara duhet të krijojnë kushtet për zbatim të zgjedhjeve të besueshme, thuhet mëtej në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim. /Telegrafi/

Exit mobile version