Site icon Telegrafi

Ahmeti: Prishtina vetëm një rast pozitiv me COVID-19, lajme të mira për gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se në  bazë rezultateve të testeve të kryera sot, në Prishtinë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

“Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kane dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.

Kurse në një postim tjetër, Ahmeti ka thënë se ” Tash duhet plane të përbashketa në mënyrë që qytetarëve t’ua shpjegojmë hapat e relaksimit dhe kalendarin në qoftë se numrat vazhdojnë duke u zvogëlu. Qytetarët e bizneset kanë nevojë për qartësi e planifikim”.

Rastet pozitive janë raste kontakti, kurse më së shumti të infektuar sot ka nga Komuna e Prizrenit, pesë sish.

Sipas rezultateve të publikuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sonte janë shënuar 17 raste të reja, ndërkaq janë 35 pacientë të shëruar.

Exit mobile version