Site icon Telegrafi

Ahmeti: Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë (Foto)

Pas reagimeve të shumta të zyrtarëve të ndryshëm të trojeve shqiptare ndaj vendimit të sotëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë, njofton Telegrafi maqedoni.

Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit
Lexo po ashtu Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President! (Foto)

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version