Telegrafi

Ahmeti prezanton votuesen më të vjetër në Prishtinë, të lindur më 1915

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherit kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për të parin e  kryeqytetit, ka takuar votuesen më të vjetër në Prishtinë.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shfaqur një foto me gruan që ai e quan nëna Hamide, e cila mbi supe mban plot 102 vite jetë. /Telegrafi/