Site icon Telegrafi

Ahmeti prezanton projektin e parkingut nëntokësor: Gradualisht do të fillojë mbyllja e disa rrugëve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar në një konferencë për medie projektin e parkingut nëntokësor, për të cilin ai tha se po ofrojnë një zgjidhje për qendrën e qytetit.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë parkingu, 2 kate nga 11 mijë e 500, përafërsisht 700 vende të parkingut.

“Ne gradualisht po fillojmë që disa rrugë të qendrës me i mbyll. Mendoj se është mirë, mendoj se është e shëndetshme, sepse në fund kur po vjen periudha e dimrit dhe po ankohemi për ndotjen e ajrit, e dimë që një pjesë e ndotjes na vjen prej makinave. Prandaj, ne me këtë duam të ofrojmë një zgjidhje për qendrën e qytetit për të vende të parkingut por në asnjë mënyrë që po ofrojmë vende shtesë ose po hapim qendër të makinave”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se ideja e këtij parkingu është të bëjnë jetën të jetueshme e jo të japin hapësirë më të madhe për makinat.

“Sa i përket parkingut, ju e dini që jemi zotuar dhe duam të japim hapësirë për makina, por nuk i kemi prioritet makinat. Nuk është ideja tu bëjmë rrugë makinave po ta përmirësojmë jetën të jetueshme dhe makina të konsiderohet si nevojë për me dal e jo dëshirë me dal me shëtit. Qendra gjithmonë është më e ngarkuar, por besojmë se me projektet që i kemi, përfshirë edhe unazën, shumë do të lehtësohet qarkullimi. Megjithatë e kemi një problem ku nuk është edhe vetëm mungesa e parkingjeve, por është numri i kerreve që hyjnë nga qytetet tjera është jashtëzakonisht i madh për ta përballuar me rrugët tona që i kemi”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version