Site icon Telegrafi

Ahmeti prezanton pemën artificiale, punuar nga studentët e Fakultetit Teknik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar pemën artificiale të punuar nga studentët e Fakultetit Teknik, dega e inxhinierisë së Ambientit dhe Mekatronikës.

Ai këto sqarime i ka bërë në profilin e tij në Facebook ku ka theksuar se këto pemë janë të barabarta me mbledhjen e 70 drunjve.

“Është 100 për qind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njëjtat në qytetet Evropiane.

“Të parën e vendosëm në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e tani po shohim mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshëm në vende tjera dhe në madhësi. Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë, dhe shpresoj në regjistrimin e shpejt të patentit nga studentet e mrekullueshëm”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version