Telegrafi

Ahmeti premton tregun e ri të gjelbër, thotë se më herët kishte prioritete tjera

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, duke shpalosur një pjesë të planit qeverisës për katër vitet e ardhshme, ka premtuar krijimin e një ndërmarrje publike komunale, si dhe krijimin e një tregu të ri të gjelbër i cili do të ketë 87 ari tokë duke përfshirë katërmijë metra katrorë të hapësirave për dyqane.

Për funksionimin e ndërmarrjes, sipas Ahmetit, do të merren bazë të ardhurat që vijnë nga shitësit.

Ahmeti tutje tha se me funksionalizmin e tregjeve të reja do të mënjanohen shitësit ambulantë të cilit shesin produkte jashtë hapësirave të tregut.

I pyetur se pse nuk është bërë zgjidhje për këto tregjet gjatë mandatit të kaluar Ahmeti, ai u shpreh se kanë pasur prioritete tjera dhe se kjo gjë ka kërkuar financim. /KP/