Site icon Telegrafi

Ahmeti premton Drejtorinë e Parqeve

Në konferencën e sotme për media, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli për zotimet tona për mandatin e radhës që ndërlidhen me parqet, sportin dhe rekreacionin.

“Bazuar në koston e ndërtimit të parkut të ‘1 Tetori’, ne kemi ndarë buxhet që vetëm gjatë vitit 2018 të ndërtojmë katër parqe të tilla dhe për katër vitet e ardhshme parashohim 15 parqe të ngjashme”, tha ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Ai më tej prezantoi një nga një zotimet që tona brenda fushës “Lagjja jonë, me sport dhe rekreacion”, si në vijim: katër parqe rekreativo-sportive më 2018, dhjetë fusha të vogla nëpër lagje, themelim të Drejtorisë së Parqeve, kalim të Pallatit të Rinisë në Ndërmarrje Publike Komunale. renovim dhe përfundimi të projektit të Pallatit të Rinisë, pishinë olimpike dhe fusha sintetike për futboll. ./Telegrafi/

Exit mobile version