Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë së tij në Tetovë është takuar me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe Plomp kanë shkëmbyer mendime për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe për të ardhmen e vendit. Ahmeti në këtë takim ka thënë që BDI-ja është e kujdesshme dhe e vetëdijshme për e rëndësishme që duhet të ndërmerren në një të ardhme të afërt, duke marrë parasysh kushtet e krijuara, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Ahmeti ka përsëritur se barazia gjuhësore, sitemi reformues, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritet i partisë së tij./Telegrafi/