Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë u takua me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, bëjnë të ditur nga BDI përmes një njoftimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Plomp kanë biseduar për krizën politike në vend dhe për mundësitë për tejkalimin e situatës serioze politike. Ahmeti ka përsëritur se vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov, për falje të politikanëve është i papranueshëm dhe se i njëjti duhet të tërhiqet menjëherë. BDI mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit dhe konsideron se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm përmes vullnetit të qytetarëve, të shprehur në zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme. Vendi ballafaqohet me ditë të vështira dhe është përgjegjësi e të gjithë partive të përkushtohen për ti dhënë fund kësaj krize, e cila ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në aspiratat euroatlantike të vendit“, konstaton Ahmeti, thuhet në njoftimin e BDI?/Telegrafi/